Ndalohen pesë policët për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan, vepra kualifikohet si “vrasje nga pakujdesia”
Pesë zyrtarë policorë janë arrestuar nën dyshimin lidhur incidentin që ka ndodhur pas mesnatës në Lipjan, ku vdiq një i ri pasi u arrestua. Ata dyshohen për “Vrasje nga pakujdesia”. Ndalimi i pesë zyrtarëve policorë vjen pasi Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) njoftoi se ka rekomanduar suspendimin e tyre lidhur me reagimin në incidentin që…

Lajme
Pesë zyrtarë policorë janë arrestuar nën dyshimin lidhur incidentin që ka ndodhur pas mesnatës në Lipjan, ku vdiq një i ri pasi u arrestua. Ata dyshohen për “Vrasje nga pakujdesia”.
Ndalimi i pesë zyrtarëve policorë vjen pasi Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) njoftoi se ka rekomanduar suspendimin e tyre lidhur me reagimin në incidentin që ka ndodhur pas mesnatës në Lipjan.
Këtë e konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” kryeprokrori i Prokurorirsë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi. Kurse, zëdhënësja e kësj Prokurorie, Kaltrina Shala tha se të dyshuarit janë arrestuar për “Vrasje nga pakujdesia”.
“E konfirmoj se janë arrestuar pesë zyrtarë policor për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia” nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë detaje sepse mund të dëmtojmë integritetin e hetimeve”, tha ajo.
“Betimi për Drejtësi” më parë solli pamjet e momentit të arrestimit të të riut, i cili më pas ka vdekur.