Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në një barnatore në Graçanicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitet e antikontrabandës kanë zhvilluar një kontroll të detajuar në një barnatore në Graçanicë, meqë rast janë zbuluar dhe sekuestruar barna të dyshuara si të kontrabanduara. Sipas Doganës, gjatë kontrollit, në hapësirat e brendshme të barnatores janë gjetur barna të fshehura, për të cilat nuk është paraqitur asnjë dokumentacion…

Lajme

07/07/2025 16:06

Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitet e antikontrabandës kanë zhvilluar një kontroll të detajuar në një barnatore në Graçanicë, meqë rast janë zbuluar dhe sekuestruar barna të dyshuara si të kontrabanduara.

Sipas Doganës, gjatë kontrollit, në hapësirat e brendshme të barnatores janë gjetur barna të fshehura, për të cilat nuk është paraqitur asnjë dokumentacion doganor.

“Dyshohet se këto produkte janë futur në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës, duke shmangur detyrimet doganore. Sipas vlerësimeve fillestare, vlera e barnave të sekuestruara kap shumën mbi 8,000 mijë euro.”,thuhet në njoftim./Lajmi.net/