Zjarri ka kapluar tokat e mbjella me grurë në Llapashticë të Podujevës, Bulliqi: Bëj thirrje që praktika e djegieve të hamulloreve të ndalet menjëherë
Zjarri ka kapluar tokat e mbjella me grura në fshatin Llapashticë të Podujevës. Në lidhje me këtë ka shkruar kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi i cili ka thënë se i ka vizituar nga afër këto toka tashmë të djegura e për të cilat ka thënë se ishte një pamje e dhimbshme, e rëndë dhe krejtësisht…

Lajme
Zjarri ka kapluar tokat e mbjella me grura në fshatin Llapashticë të Podujevës.
Në lidhje me këtë ka shkruar kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi i cili ka thënë se i ka vizituar nga afër këto toka tashmë të djegura e për të cilat ka thënë se ishte një pamje e dhimbshme, e rëndë dhe krejtësisht e papranueshme.
Bulliqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se bashkë me zjarrfikësit dhe Policinë e Kosovës po e bëjnë të pamundurën për menaxhimin e saj dhe falë reagimit të tyre të shpejtë është evituar një dëm edhe më i madh.
“Djegia e hamulloreve gjatë kësaj periudhe të verës është një praktikë shumë e dëmshme. Përveç rrezikut të përhapjes së zjarrit dhe dëmtimit të pronës, kjo sjellje shkatërron gjallesat që jetojnë në këto hapësira dhe dëmton rëndë pjellorinë e tokës. Bëj thirrje që kjo praktikë e rrezikshme të ndalet menjëherë, pasi përbën kërcënim serioz për jetën, pronën dhe mjedisin. Në këto ditë me temperatura të larta, kërkoj nga qytetarët vigjilencë dhe kujdes të shtuar, duke vepruar me përgjegjësi të plotë ndaj mjedisit, pronave dhe sigurisë së përbashkët”, ka shkruar Bulliqi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: