Nis prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Rama: Një kriminel ka hedhur betonin e dynjasë për ‘fshatin e tij turistik’
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka publikuar pamje nga operacioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Theth, ku po shemben disa ndërtesa të ndërtuara pa leje. Në një postim, Rama e cilëson si një “krim të shumëfishtë” ndërtimin pa leje në një nga zonat më të bukura natyrore të vendit, shkruan A2 CNN. “Kjo…

Lajme
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka publikuar pamje nga operacioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Theth, ku po shemben disa ndërtesa të ndërtuara pa leje.
Në një postim, Rama e cilëson si një “krim të shumëfishtë” ndërtimin pa leje në një nga zonat më të bukura natyrore të vendit, shkruan A2 CNN.
“Kjo është fusha e mrekullueshme e Thethit, ku një kriminel, që as nuk ka kurajon të shfaqet ndërkohë që IKMT po zbaton ligjin, ka hedhur betonin e dynjasë për të ndërtuar ‘fshatin e tij turistik’ pa asnjë leje,” shkruan Rama.
Kryeministri akuzon edhe organet e drejtësisë, konkretisht prokuroren Elsa Gjeli se ka refuzuar të hetojë rastin. “Një krim i shumëfishtë për të cilin një prokurore e quajtur Elsa Gjeli ka refuzuar të hapë çështjen, duke hedhur në kosh denoncimin e Policisë së Shtetit,” shkruan ai.