Situata alarmante me zjarret në fshatrat e Istogut, Ferati apelon të gjithë qytetarët për kujdes maksimal

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka shkruar në lidhje me zjarret në fshatrat Kovragë, Veriq, Osojan dhe Gurrakoc. Ai ka thënë se situata me zjarret në këto fshatra është alarmante dhe kërkon vëmendje dhe kujdes maksimal nga të gjithë. Ferati ka njoftuar se bashkë me zjarrfikësit, Policinë dhe institucionet përgjegjëse janë në terren…

Lajme

07/07/2025 15:21

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka shkruar në lidhje me zjarret në fshatrat Kovragë, Veriq, Osojan dhe Gurrakoc.

Ai ka thënë se situata me zjarret në këto fshatra është alarmante dhe kërkon vëmendje dhe kujdes maksimal nga të gjithë.

Ferati ka njoftuar se bashkë me zjarrfikësit, Policinë dhe institucionet përgjegjëse janë në terren dhe po punojnë për të lokalizuar dhe shuar vatrat e zjarrit, që të parandalohet përhapja e tyre.

“Apeloj te çdo qytetar i Istogut që të tregojë kujdes maksimal, veçanërisht në zonat bujqësore dhe pyjore dhe të mos digjin barishta, mbeturina apo sende të tjera, pasi edhe një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe të pakthyeshme. Në rast se vëreni zjarr ose tym, ju lutem lajmëroni menjëherë zjarrfikësit ose Policinë. Falënderoj zjarrfikësit, Policinë dhe të gjithë qytetarët që po kontribuojnë me punë dhe mjete për mbrojtjen e asaj që kemi më të shtrenjtë. Së bashku do t’ia dalim!”, ka shkruar Ferati. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i Feratit në Facebook: