Erëra të forta në vend, KEDS njofton për mungesë të furnizimit me energji elektrike në disa qytete të Kosovë

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka njoftuar për mungesë të furnizimit me energji elektrike në disa qytete të Kosovës. Saktësisht, probleme me furnizim elektrik kanë Peja, Mitrovica dhe një pjesë e Prishtinës, Gjakovës dhe Prizrenit. Sipas KEDS, kjo ka ardhur për shkak të erërave të forta e qe kanë shkaktuar disa dëme…

Lajme

07/07/2025 15:16

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka njoftuar për mungesë të furnizimit me energji elektrike në disa qytete të Kosovës.

Saktësisht, probleme me furnizim elektrik kanë Peja, Mitrovica dhe një pjesë e Prishtinës, Gjakovës dhe Prizrenit.

Sipas KEDS, kjo ka ardhur për shkak të erërave të forta e qe kanë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektrik shpërndarës.

“Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren nëpër lokalitetet e prekura të këtyre rajone ku, përveçse po përkujdesen për sigurinë e sistemit, po punojnë vazhdimisht që ta kthejnë gjendjen në normalitet me furnizim me energji elektrike, për çka kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë të afektuar”, ka njoftuar KEDS.

Njoftimi i plotë: