Trepça blindon Hajrizin dhe rikthen Burim Zekiqin
Klubi i basketbollit KB Trepça ka bërë dy lëvizje shumë të rëndësishme për të konfirmuar kështu qëllimin e tyre për të vazhduar të jetë njëra nga skuadrat më të fuqishme në basketbollin kosovar. Në mëngjesin e së hënës, fillimisht klubi nga mitrovica njoftoi se ka vazhduar kontraën me yllkin e skuadrës, Dirlon Hajrizi, por duke…

Sport
Klubi i basketbollit KB Trepça ka bërë dy lëvizje shumë të rëndësishme për të konfirmuar kështu qëllimin e tyre për të vazhduar të jetë njëra nga skuadrat më të fuqishme në basketbollin kosovar.
Në mëngjesin e së hënës, fillimisht klubi nga mitrovica njoftoi se ka vazhduar kontraën me yllkin e skuadrës, Dirlon Hajrizi, por duke mos dhënë detaje për kohëzgjatjen e saj.
“Djali që u rrit me ne vazhdon të jetë pjesë e klubit tonë. Drilon Hajrizi zyrtarisht vazhdon me ne edhe për këtë vit. Ai është shtylla e ekipit dhe figurë udhëheqëse brenda dhe jashtë parketit. Vazhdojmë bashkë drejt synimeve të mëdha”, thuhet në njoftimin e KB Trepçës.
Vetëm pak orë më vonë, verdh e zinjt lëshuan njoftimin zyrtar për transferimin e basketbollistit Burim Zekiqi.
“Burim Zekiqi është kthyer aty ku e ka zemrën. Fanellën dhe ngjyrat që s’i harroi kurrë, tani i mban përsëri me krenari. Burimi është gati të luftojë për to, si gjithmonë. Mirë se u ktheve, Buja”, njoftoi klubi nga Mitrovica.