Mustafa thotë se për VV më e rëndësishme është Albulena Haxhiu se qytetarët: Për ta o të zgjidhet ajo kryetare e Kuvendit, o flaka i daltë këtij vendi

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa pas përfundimit të seancës së 43-të Kuvendit të Kosovës ka folur nga foltorja e Kuvendit në lidhje me situatën e krijuar. Mustafa ka thënë se edhe kjo seancë ka dështuar me uzurpimin nga VV e që sipas tij kjo ka ndodhur shpesh pasi të njëjtit i kanë uzurpuar edhe pozita…

Lajme

07/07/2025 11:50

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa pas përfundimit të seancës së 43-të Kuvendit të Kosovës ka folur nga foltorja e Kuvendit në lidhje me situatën e krijuar.

Mustafa ka thënë se edhe kjo seancë ka dështuar me uzurpimin nga VV e që sipas tij kjo ka ndodhur shpesh pasi të njëjtit i kanë uzurpuar edhe pozita të dyfishta në Qeveri dhe e kanë bllokuar institucionin më të lartë të Kosovës, Kuvendin e Kosovës.

“E vërtetë që partisë së parë të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit, në këtë rast LVV i takon e drejta ekskluzive për të propozuar një emër për kryetar/e të Kuvendit, por Kushtetuta e ka obliguar që të krijoj koncensus sepse kushti për të pasur 61 vota e obligon ose i krijon kushte që të ketë koncensus që të ketë një emër të pranueshëm për të gjitha partitë politike, sepse ai kryesues nuk udhëheq me një parti por udhëheq seancat e të gjithë Kuvendit të Kosovës dhe deputetët që përfaqësojnë popullin.  Fatkeqësisht VV e pranon këtë të drejtë por tenton t’i ik përgjegjësisë për të krijuar koncensus të gjerë politik në këtë Kuvend që të votohet emrin e nominuar të tyre”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se disa parti politike kanë shprehur vullnetin të votojnë një emër por jo atë të Albulena Haxhiut e që sipas tij ka zgjidhje.

“VV ka për qëllim që të bllokoj Kuvendin e Kosovës. Për VV-në Albulena Haxhiu është më e rëndësishme se të gjithë qytetarët e Kosovës. Për ta, o zgjidhjet Albulena Haxhiu kryetare e Kuvendit o flaka i dalt këtij vendi. Ne nuk mund ta pranojmë këtë dhe për LDK-në çdo qytetar është më i rëndësishëm se Albulena Haxhiu. Çdo nevojë e qytetarëve është më e rëndësishme se VV dhe më e rëndësishme se Albulena Haxhiu”, ka thënë Mustafa. /Lajmi.net/