Seanca e 43-të përfundon pa rezultat, Kuvendi i Kosovës mbetet i pakonstituuar
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet as sot, në seancën e 43-të me radhë. Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari tha se në seancë kanë marrë pjesë 99 deputetë. Ai ka vendosur në votim komisionin për votim të fshehtë i cili ka marrë 55 vota pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.…

Lajme
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet as sot, në seancën e 43-të me radhë.
Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari tha se në seancë kanë marrë pjesë 99 deputetë.
Ai ka vendosur në votim komisionin për votim të fshehtë i cili ka marrë 55 vota pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Opozita përsëri nuk ka marrë pjesë në votim as në këtë seancë.
Që nga 15 prilli, kur është mbajtur seanca e parë konstituive, Kuvendi nuk është konstituuar ende. LVV si partia e parë e dal në zgjedhjet e 9 shkurtit ka propozuar Albulena Haxhiun si kandidate për kryepartlamentare por ajo nuk ka marrë votat e nevojshme pasi që nga opozita e kanë parë si figurë përçarëse.
Pasi në disa seanca radhazi, Haxhiu nuk ka marrë votat kryesuesi Avni Dehari ka tentuar ta ndërroj mënyrën e votimit nga votimi i hapur në votim të fshehtë, për të cilën opozita nuk po merr pjesë pasi që po e konsiderojnë si antikushtetuese.
Gjykata Kushtetuese ka thënë së fundmi që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh prandaj edhe deputetëve nuk iu kanë mbetur edhe shumë ditë për të gjetur një gjuhë të përbashkët për të konstituuar Kuvendin.
Seanca e radhës do të mbahet më 9 korrik, të mërkurën në ora 11:00. /Lajmi.net/