Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Shtime, hajnat i marrin pushkë gjuetie e DVR të kamerave të sigurisë
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi në Shtime. Siç ka raportuar viktima, hajnat kanë hapur me forcë derën e shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur një pushkë gjuetie dhe një DVR të kamerave të sigurisë. Rasti po hetohet. “Shtime / 06-07.07.2025 – 20:30-00:10. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se persona të…

Lajme
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi në Shtime.
Siç ka raportuar viktima, hajnat kanë hapur me forcë derën e shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur një pushkë gjuetie dhe një DVR të kamerave të sigurisë.
Rasti po hetohet.
“Shtime / 06-07.07.2025 – 20:30-00:10. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur një pushkë gjuetie dhe një DVR të kamerave të sigurisë. Rasti po hetohet nga ekipet policore”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/