Real Madrid fiton me “çyk të zorit” kundër Dortmundit dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube

Real Madrid ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube pas një fitoreje dramatike 3:2 kundër Dortmundit. Golat për madrilenët u shënuan nga Gonzalo García në minutën e 10-të, Fran García në minutën e 20-të dhe Kylian Mbappé në minutën e 94-të. Nga ana tjetër, Dortmund reagoi me golin e Maximilian…

Sport

06/07/2025 00:05

Real Madrid ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube pas një fitoreje dramatike 3:2 kundër Dortmundit. Golat për madrilenët u shënuan nga Gonzalo García në minutën e 10-të, Fran García në minutën e 20-të dhe Kylian Mbappé në minutën e 94-të.

Nga ana tjetër, Dortmund reagoi me golin e Maximilian Beier në minutën e 93-të dhe Serhou Guirassy shënoi nga penalltia në minutën e 98-të, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen, transmeton lajmi.net

Ndeshja u përshkua edhe nga një moment i rëndë për Real Madrid, pasi mbrojtësi Dean Huijsen u ndëshkua me karton të kuq për penalltin që shkaktoi, duke bërë që ai të mungojë në ndeshjen e gjysmëfinales.

Në momentet e fundit të ndeshjes, Dortmund pati një rast të artë për të barazuar rezultatin, por portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, bëri një pritje heroike që mbajti ekipin në avantazh.

Në gjysmëfinale, Real Madrid do të përballet me PSG-në, ndërsa ndeshja tjetër do të jetë mes Chelseas dhe Fluminenses./lajmi.net/