Musliu ia thotë në sy Muratit: Valla bre rrenca, s’po ju vjen marre
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka quajtur rrenca deputetët e Vetëvendosjes teksa Hekuran Murati përfundoi qëndrimet e tij para mediave. Teksa po largohej, afërt tij rastisi Musliu që ia tha në sy. “Valla ma rrenca ma, qysh spo ju vjen marre, bre rrenca”, dëgjohet duke thënë Musliu. Për herë të 42-të dështoi sot të…

Lajme
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka quajtur rrenca deputetët e Vetëvendosjes teksa Hekuran Murati përfundoi qëndrimet e tij para mediave.
Teksa po largohej, afërt tij rastisi Musliu që ia tha në sy.
“Valla ma rrenca ma, qysh spo ju vjen marre, bre rrenca”, dëgjohet duke thënë Musliu.
Për herë të 42-të dështoi sot të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje insistoi përsëri në votimin e fshehtë, por që nuk u përkrahë nga partitë tjera.
Propozimi i VV-së kësaj radhe mori vetë 39 vota. Partitë e ish-opozitës kërkuan nga VV dhe udhëheqësi i seancës, Avni Dehari, që të rikthehen në rendin e ditës dhe të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.