2 gola, 2 kartonë të kuq, 2 lëndime – Drama i takon PSG-së, kualifikohet në gjysmëfinale, Bayern Munchen kthehet në Gjermani
Në një ndeshje dramatike dhe të tejngarkuar me tension, PSG arriti të kualifikohej në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube, duke mposhtur Bayern Münchenin me shifrat 2:0. Desire Doue hapi rezultatin në minutën e 78-të, duke i dhënë avantazh PSG-së me kohë për t’ia mbajtur përgjigjen bavarezëve, transmeton lajmi.net Në minutën e 97-të, pak…

Sport
Në një ndeshje dramatike dhe të tejngarkuar me tension, PSG arriti të kualifikohej në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube, duke mposhtur Bayern Münchenin me shifrat 2:0.
Desire Doue hapi rezultatin në minutën e 78-të, duke i dhënë avantazh PSG-së me kohë për t’ia mbajtur përgjigjen bavarezëve, transmeton lajmi.net
Në minutën e 97-të, pak sekonda para përfundimit, Ousmane Dembélé vulosi fitoren e ekipit francez.
Por këtë fitore nuk e arritën pa tension, PSG u ndëshkua me dy kartonë të kuq gjatë pjesës së dytë.
Willian Pacho u përjashtua në minutën e 83-të, pastaj Lucas Hernandez e ndoqi atë në minutën e 92-të.
Nga ana tjetër, Bayern-u u godit rëndë edhe me lëndime të rëndësishme: Stanisic dhe Jamal Musiala pësuan dëmtime gjatë ndeshjes, duke dobësuar dukshëm formacionin bavarez.
Pas eliminimit të Bayern-it, PSG tani pret me padurim sfidën e gjysmëfinales, ku do të përballet me fituesin e përballjes mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund./lajmi.net/