Berisha për alarmin e rrejshëm: Kur nuk ka kohë për një kohë të gjatë institucione, këto mund të bëhen të vërteta
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha para fillimit të seancës ka folur për media në lidhje me rastin e sotshëm në Kuvend, ku pati alarm të rrejshëm për bombë. “S’kam pas ndonjë shqetësim. E kemi pritur që do të jetë i rrejshëm.” , tha ai fillimisht. Tutje, Berisha shtoi se është koha për të reflektuar dhe…

Lajme
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha para fillimit të seancës ka folur për media në lidhje me rastin e sotshëm në Kuvend, ku pati alarm të rrejshëm për bombë.
“S’kam pas ndonjë shqetësim. E kemi pritur që do të jetë i rrejshëm.” , tha ai fillimisht.
Tutje, Berisha shtoi se është koha për të reflektuar dhe paralajmëroi mocion për çështjen e votimit.
“Kjo situatë tash është bërë e tepërt. Është koha që ne të reflektojmë të gjithë. Po duket se duan që duan të bëjnë një mocion për çështjen e ndryshimit të votimit, edhe kur të dalim në atë pjesën e votimit të hapur, besoj që do të reflektoj unë fillimisht, as nuk dua që në kurriz të Kosovës të mbaj idhnim me askënd. Do të shikojmë në momentin e parë që të dalim nga kjo situatë.”, shtoi deputeti i AAK-së.
Ai foli përsëri alarmin e rrejshëm dhe tha se këto kërcënime mund të shndërrohen në realitet, kur ka mungesë të institucioneve për kohë të gjatë.
“Ka qenë një alarm i rrjeshëm, kur nuk ka kohë për një kohë të gjatë institucione, këto mund të bëhen të vërteta.”, tha Berisha.
Ai tha se është bërë bajat çështja e konstituimit të Kuvendit.
“Nëse ka sot prezencë të deputetëve, që mund të rrëzohet ai opsion (votimi i fshehtë), është rrugëdalje, është reflektim. Besoj që seancën e radhës do ta rrëzojmë, sepse ka njerëz që duan të rrëzojnë këtë opsion, pastaj kur të dalim në votim të hapur duhet ta kryejm këtë punë se u bë bajat.”, tha Berisha.
“O po vallahin, bash kë ta qesin”, tha deputeti i AAK-së në fund kur u pyet nëse do të jepte votën “PRO” për kandidatin e VV-së kur të dilet në votim të hapur./lajmi.net/