Zjarri në majën e Goleshit ende aktiv – terreni i paqasshëm për zjarrfikësit

Zjarri që kaploi majën e Goleshit të premten, është duke vazhduar edhe sot. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv, shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi. Ai tha se terreni është shumë i vështirë dhe pa qasje për automjetet e zjarrfikësve. “Zjarri është aktiv ende, dhe është sipërfaqe e madhe e përfshirë…

Lajme

05/07/2025 09:15

Zjarri që kaploi majën e Goleshit të premten, është duke vazhduar edhe sot.

Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv, shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi.

Ai tha se terreni është shumë i vështirë dhe pa qasje për automjetet e zjarrfikësve.

“Zjarri është aktiv ende, dhe është sipërfaqe e madhe e përfshirë nga zjarri. Terreni është i vështirë dhe pa qasje të automjeteve të zjarrfikësve. Vende-vende është i paqasshëm për zjarrfikësit”, tha Gashi.