Policia njofton për vdekjen e një gruaje në rrethana të panjohura në Suharekë dhe të burrit që u gjet i vdekur brenda Stacionit Policor
Policia e Kosovës ka bërë me dije se është duke i hetuar dy vdekje të dyshimta në Komunën e Suharekës. Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se bëhet fjalë për dy raste të veçanta. Rasti i parë, sipas policisë, ka të bëj më një viktimë mashkull, i cili është gjetur pa shenja jete. “Stacioni…

Lajme
Policia e Kosovës ka bërë me dije se është duke i hetuar dy vdekje të dyshimta në Komunën e Suharekës.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se bëhet fjalë për dy raste të veçanta.
Rasti i parë, sipas policisë, ka të bëj më një viktimë mashkull, i cili është gjetur pa shenja jete.
“Stacioni Policor-Suharekë 04.07.2025 – 04:00. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, është thënë në raport.
Kurse, rasti i dytë, sipas policisë, ka të bëj me një viktimë femër.
“Suharekë 04.07.2025 – 10:03. Viktima femër kosovare, në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, është thënë në raportin policor.