Sot tentimi i 42-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot, për herë të 42-të, do të tentohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ndërkohë që nuk pritet ndonjë zhvillim i madh. Siç është bërë e ditur në agjendën e Kuvendit, seanca do të vazhdojë nga ora 11:00. Në seancën e mbajtur të enjten, nuk pati pajtueshmëri mes partive politike për të realizuar konstituimin e Kuvendit.…

Lajme

05/07/2025 08:14

Sot, për herë të 42-të, do të tentohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ndërkohë që nuk pritet ndonjë zhvillim i madh.

Siç është bërë e ditur në agjendën e Kuvendit, seanca do të vazhdojë nga ora 11:00.

Në seancën e mbajtur të enjten, nuk pati pajtueshmëri mes partive politike për të realizuar konstituimin e Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje, për të tretën herë me radhë, ka refuzuar zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke penguar procesin e fillimit të funksionimit të Kuvendit të Kosovës.