18 kadetë të FSK-së diplomohen – bëhen oficerë
Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë po zhvillohet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga gjenerata 2025. Tetëmbëdhjetë kadetë të FSK-së, kanë diplomuar për t’u bërë oficerë. “Në ceremoninë e Diplomimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë…

Lajme
Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë po zhvillohet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga gjenerata 2025.
Tetëmbëdhjetë kadetë të FSK-së, kanë diplomuar për t’u bërë oficerë.
“Në ceremoninë e Diplomimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafirë e familjarë të kadetëve”, tha FSK-ja në njoftimin për media.
18 kadetët pas shkollimit 4 vjeçar, sot diplomojnë duke u ngritur në gradën oficer.
Në ceremoni të pranishëm janë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministra e përfaqësues të tjerë të institucioneve./Lajmi.net/