Dënohet me 20 vjet burg Murat Dernjani për krime kundër njerëzimit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarit Murat Dernjani, duke e dënuar me 20 vjet burgim për veprën penale të krimeve kundër njerëzimit. Në vendimin e gjykatës thuhet se koha e kaluar në paraburgim do t’i llogaritet në dënimin përfundimtar, transmeton lajmi.net. Për shkak të ndjeshmërisë së lartë të çështjes dhe për…

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarit Murat Dernjani, duke e dënuar me 20 vjet burgim për veprën penale të krimeve kundër njerëzimit.
Në vendimin e gjykatës thuhet se koha e kaluar në paraburgim do t’i llogaritet në dënimin përfundimtar, transmeton lajmi.net.
Për shkak të ndjeshmërisë së lartë të çështjes dhe për mbrojtjen e të dëmtuarve, seancat janë mbajtur me dyer të mbyllura për publikun.
Gjykata ka vlerësuar se dëshmitë e paraqitura nga të dëmtuarit dhe dëshmitarët, përfshirë edhe ato të lexuara gjatë shqyrtimit gjyqësor, kanë qenë konsistente dhe të ndërlidhura me njëra-tjetrën, gjë që ka ndikuar në vendimin për dënimin e të akuzuarit, raporton Betimi për Drejtësi./lajmi.net/