Maqedonci takon gjeneralin Iannucci, fokusi në bashkëpunimin në mbrojtje

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi sot një takim me Komandantin e  Komandës Italiane për Operacione të Përbashkëta, gjenerallejtënant  Giovanni Maria Iannucci. Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, ky takim vjen në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Italisë, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. “Gjatë takimit,…

Lajme

02/07/2025 16:40

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi sot një takim me Komandantin e  Komandës Italiane për Operacione të Përbashkëta, gjenerallejtënant  Giovanni Maria Iannucci.

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, ky takim vjen në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Italisë, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Gjatë takimit, u diskutua situata aktuale e sigurisë në vend dhe u theksua rëndësia e zgjerimit të bashkëpunimit bilateral, me fokus të veçantë në industrinë e mbrojtjes. Ministri Maqedonci falënderoi gjeneralin Iannucci për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka ofruar Kosovës, veçanërisht përmes kontributit të saj në misionin e KFOR-it, ku Italia është vendi me pjesëmarrjen më të madhe të trupave”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se palët shprehën përkushtimin për të vazhduar angazhimin e përbashkët me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe në rajon.