SHKK pezullon një zyrtar, dyshohet se ka shtënë me armë me gazi në një aheng privat – iniciohet procedurë disiplinore ndaj 12 zyrtarëve tjerë
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se ka pezulluar nga detyra një zyrtar korrektues, i cili dyshohet se ka përdorur armë me gaz gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Rasti është proceduar më tej në Policinë e Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm, ndërkohë që SHKK ka konfirmuar se janë ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore dhe administrative…

Lajme
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se ka pezulluar nga detyra një zyrtar korrektues, i cili dyshohet se ka përdorur armë me gaz gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Rasti është proceduar më tej në Policinë e Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm, ndërkohë që SHKK ka konfirmuar se janë ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore dhe administrative ndaj të dyshuarit, transmeton lajmi.net
Përveç këtij rasti, SHKK ka bërë të ditur se janë iniciuar procedura disiplinore ndaj 12 zyrtarëve të tjerë korrektues, të cilët dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu privat disa ditë më parë.
“Për këtë rast jemi në pritje të raportit të Prokurorisë, dhe në përputhje me të, do të ndërmerren masat e nevojshme nga ana jonë,” thuhet në njoftimin zyrtar.
SHKK thekson se mbetet e përkushtuar ndaj respektimit të ligjit, ruajtjes së integritetit institucional dhe garantimit të standardave më të larta profesionale në përmbushje të misionit të saj./lajmi.net/