Kurti pas takimit me Osmanin: Do të bëjmë çmos ta konstituojmë Kuvendin në frymën e bashkëpunimit

Ka përfunduar tashmë takimi i presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Kurti para mediave deklaroi se duhet të ketë edhe takime tjera dhe të arrihet progres, ai shtoi se do të bëjnë çmos ta konstituojnë kuvendin. “Do të bëjmë çmos që në frymën e bashkëpunimit, me idenë e konsensusit apo kompromisit, ta…

Lajme

02/07/2025 12:32

Ka përfunduar tashmë takimi i presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Kurti para mediave deklaroi se duhet të ketë edhe takime tjera dhe të arrihet progres, ai shtoi se do të bëjnë çmos ta konstituojnë kuvendin.

“Do të bëjmë çmos që në frymën e bashkëpunimit, me idenë e konsensusit apo kompromisit, ta realizojmë këtë gjë, në mënyrë që më pastaj të kalojmë te formimi i qeverisë së re. Diskutuam gjerë e gjatë. Presidentja Osmani do të ketë edhe takime me përfaqësuesit e partive tjera politike, e mbase në fund mund ta shohim se a kemi pasur përparim dhe sa kemi pasur përparim, dhe sa është i mjaftueshëm përparimi dhe duhet t’i jepim shansin edhe takimeve tjera dhe të shohim progresin për të cilin jemi të interesuar”, tha ai.

Ndërkaq takimi ndërmjet Kurtit dhe Osmanit ka zgjatur më shumë se dy orë. /Lajmi.net/