Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e këtij personi, dyshohet për vjedhje

Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikim të një personi të dyshuar në Graqanicë. Sipas policisë, i dyshuari kërkohet për përfshirje në vjedhje. “Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Graqanicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit…

Lajme

02/07/2025 10:44

Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikim të një personi të dyshuar në Graqanicë.

Sipas policisë, i dyshuari kërkohet për përfshirje në vjedhje.

“Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Graqanicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje veprën vjedhje”, thuhet në njoftim.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].