Gjiko me 35 këngë të reja: “Send për ngutë s’jemi”
Gjiko po kalon një verë tejet të ngjeshur me angazhime muzikore. Artisti i njohur nga Peja është duke punuar paralelisht në koncerte dhe projekte të reja, të cilat duket se janë në numër të madh. Ai ka bërë të ditur se ka të përgatitura 35 këngë të reja, duke lënë të kuptohet se vera do…

ShowBiz
Gjiko po kalon një verë tejet të ngjeshur me angazhime muzikore. Artisti i njohur nga Peja është duke punuar paralelisht në koncerte dhe projekte të reja, të cilat duket se janë në numër të madh.
Ai ka bërë të ditur se ka të përgatitura 35 këngë të reja, duke lënë të kuptohet se vera do të jetë shumë aktive për të në aspektin muzikor.
“Send për ngutë s’jemi”, ka thënë artisti, duke mos dhënë ende detaje nëse këto projekte do të përfshihen në një album apo do të publikohen si këngë të veçanta, transmeton lajmi.net
Së fundmi, Gjiko është shpallur i pafajshëm ndaj akuzave për dhunim, duke përmbyllur një proces të ndjeshëm për të.
Ndërkohë, ai ka lansuar edhe një bashkëpunim të ri me artistin 2Ton, të titulluar “Broke to Rich”, që po pritet me interes nga publiku./lajmi.net/