Ky është 15 vjeçari që vdiq nga aksidenti në Treboviq të Pejës

Një vetaksident trafiku që ndodhi mbrëmë në fshatin Treboviq të Pejës, i mori jetën një të riu dhe dy të tjerë mbetën të lëndaur. Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi më 2 korrik 2025 rreth orës 00:00, kur një automjet tip “Renault Clio” me ngjyrë të gjelbër, i cili dyshohet se po drejtohej nga një 15-vjeçar me…

Lajme

02/07/2025 09:29

Një vetaksident trafiku që ndodhi mbrëmë në fshatin Treboviq të Pejës, i mori jetën një të riu dhe dy të tjerë mbetën të lëndaur.

Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi më 2 korrik 2025 rreth orës 00:00, kur një automjet tip “Renault Clio” me ngjyrë të gjelbër, i cili dyshohet se po drejtohej nga një 15-vjeçar me inicialet D.L., ka dalë nga rruga në hyrje të fshatit Treboviq, në aksin Pejë-Trestenikë.

I mituri që humbi jetën në këtë rast është 15 vjeçari, Metlind Neziri.

Neziri humbi jetën pasi makina në të cilën gjendej edhe ai goditi një shtyllë në njërën prej rrugëve të fshatit.

E bashkë me të në makinë ishin edhe dy të mitur të tjerë, D.L dhe F.M rreth 16 vjeçar të cilët për shkak të lëndimeve të rënda trupore që morën nga ky aksident u desh të transferoheshin nga spitali rajonal i Pejës, në QKUK në Prishtinë./Lajmi.net/