40 dështime në konstitumin e Kuvendit – Kurti ka kohë të marr pjesë në një turnirë futbolli në Cërnillë, Valon Ramadani shndërrohet në kameraman

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti po shfaqet gjithnjë e më shpesh në aktivitetet sportive lokale, sidomos në turnetë e futbollit që po mbahen në shumë fshatra dhe komuna gjatë verës. Këtë herë, Kurti mori pjesë në finalen e turneut “Ali Ivaja e Lutfi Grainca” në fshatin Cërnillë. Gjatë këtij aktiviteti, ai mbajti edhe një fjalë…

Lajme

02/07/2025 09:33

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti po shfaqet gjithnjë e më shpesh në aktivitetet sportive lokale, sidomos në turnetë e futbollit që po mbahen në shumë fshatra dhe komuna gjatë verës.

Këtë herë, Kurti mori pjesë në finalen e turneut “Ali Ivaja e Lutfi Grainca” në fshatin Cërnillë.

Gjatë këtij aktiviteti, ai mbajti edhe një fjalë rasti për të pranishmit. Ndërkohë, Valon Ramadani i Lëvizjes Vetëvendosje, i emocionuar dhe i buzëqeshur, po e incizonte fjalimin e Kurtit me telefon, transmeton lajmi.net

Pavarësisht këtyre paraqitjeve publike, në Kuvend situata është krejt tjetër. Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të dështojë në përpjekjet për të siguruar shumicën parlamentare. Deri tani, janë mbajtur rreth 40 seanca pa arritur të zgjidhet kryetari i Kuvendit – një situatë që po e thellon bllokadën institucionale në vend./lajmi.net/