​Një i arrestuar për kanosje ndaj personave zyrtarë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për kanosje ndaj zyrtarëve policorë. R.D 38 vjeç po transportonte dru me një automjet të tipi “xhip” derisa policia po realizonte planin operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”, në Parkun Nacional “Sharri”. Kërcënimi ndaj zyrtarëve policorë ka ndodhur të hënën, më 1 korrik, rreth orës 17:30 në fshatin Vatë.…

Lajme

02/07/2025 08:59

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për kanosje ndaj zyrtarëve policorë. R.D 38 vjeç po transportonte dru me një automjet të tipi “xhip” derisa policia po realizonte planin operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”, në Parkun Nacional “Sharri”.

Kërcënimi ndaj zyrtarëve policorë ka ndodhur të hënën, më 1 korrik, rreth orës 17:30 në fshatin Vatë.

“Dy patrulla policore i janë përgjigjur menjëherë rastit, ku i dyshuari, R. D., 38 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitet e Hetimeve Rajonale nga Ferizaj, të cilat janë paraqitur në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar të dyshuarin për kërcënimet e bëra ndaj zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.