Vashat e Kosovës në futboll barazojnë kundër Estonisë

Kombëtarja e futbollit të femrave e Kosovës ka përfunduar me sukses dy ndeshjet miqësore ndaj Estonisë, të zhvilluara në fund të muajit qershor, si pjesë e përgatitjeve për sfidat vendimtare në “play-off” të Ligës së Kombeve. Në ndeshjen e parë, të zhvilluar më 28 qershor, “Dardanet” siguruan një fitore minimale 1:0 ndaj Estonisë. Takimi i…

Sport

01/07/2025 21:27

Kombëtarja e futbollit të femrave e Kosovës ka përfunduar me sukses dy ndeshjet miqësore ndaj Estonisë, të zhvilluara në fund të muajit qershor, si pjesë e përgatitjeve për sfidat vendimtare në “play-off” të Ligës së Kombeve.

Në ndeshjen e parë, të zhvilluar më 28 qershor, “Dardanet” siguruan një fitore minimale 1:0 ndaj Estonisë. Takimi i dytë, i luajtur sonte në stadiumin “Kadrioru” në Talin, përfundoi me barazim 2:2 në një sfidë të luftuar deri në fund, transmeton lajmi.net

Edhe pse Estonia kaloi e para në epërsi në minutën e 13-të, vajzat e Kosovës reaguan fuqishëm. Kaltrina Biqkaj barazoi rezultatin në minutën e 30-të, ndërsa kapitenia Erëleta Memeti përmbysi gjithçka me golin e saj në minutën e 41-të, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi 2:1 për Kosovën.

Pjesa e dytë nisi me një gol të shpejtë nga vendaset, që rikthyen barazpeshën në minutën e 46-të. Pavarësisht përpjekjeve të të dy skuadrave në vazhdim, rezultati nuk ndryshoi deri në fund të ndeshjes.

Këto dy miqësore shërbyen si test i rëndësishëm për përzgjedhësen Aferdita Fazlija, përpara sfidës së plejofit kundër Turqisë, e cila do të vendosë fatin e Kosovës për rikthimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Kosova e fitoi të drejtën për të luajtur në “play-off” si një nga ekipet më të mira të vendeve të dyta në Ligën C, pasi përfundoi në vendin e dytë të Grupit 6 me 7 pikë./lajmi.net/