Qytetari proteston para Kuvendit, u bënë thirrje deputetëve: Votoni si më 2 korrik 1990

Një qytetar është paraqitur sot para objektit të Kuvendit të Kosovës për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj moskonstituimit të Kuvendit dhe krijimit të institucioneve të reja. Ai pakënaqësinë e tij e shprehu me një formë simbolike ku përcjelli edhe një mesazh politik. I pajisur me një pankartë, ai iu bëri thirrje deputetëve që të…

Lajme

01/07/2025 11:08

Një qytetar është paraqitur sot para objektit të Kuvendit të Kosovës për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj moskonstituimit të Kuvendit dhe krijimit të institucioneve të reja.

Ai pakënaqësinë e tij e shprehu me një formë simbolike ku përcjelli edhe një mesazh politik.

I pajisur me një pankartë, ai iu bëri thirrje deputetëve që të veprojnë sikurse më 2 korrik 1990, datë kur u miratua Deklarata Kushtetuese për shpalljen e Kosovës si njësi e pavarur në kuadër të ish-Jugosllavisë, ngjarje që këtë vit shënon 35-vjetorin.

I pyetur nga gazetarët që të komentojë më shumë rreth qëllimit të veprimit të tij, qytetari u shpreh se nuk ka nevojë të japë deklarata.

“Faleminderit. Nuk kam nevojë të japë deklaratë, Deklarata ime është kjo”, tha ai.