Sot vendosen gurthemelet e dy urave për kalim të veturave në veri të Mitrovicës, Kurti pritet të jetë i pranishëm

Sot pritet vendosja e gurthemeleve të dy urave të reja mbi lumin i Ibër në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës së jugut dhe veriut në orë 17:00 në veri të Mitrovicës. Sipas njoftimit në këtë ceremoni do të marrin pjesë, kryeministri në detyrë…

Lajme

01/07/2025 11:05

Sot pritet vendosja e gurthemeleve të dy urave të reja mbi lumin i Ibër në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës së jugut dhe veriut në orë 17:00 në veri të Mitrovicës.

Sipas njoftimit në këtë ceremoni do të marrin pjesë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Arian Tahiri, ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, njëherësh Kryesues i Bordit të Përbashkët të dy komunave, Elbert Krasniqi, dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Agjenda e plotë:

Vendosja e gurthemelit të urës për kalim të veturave mbi lumin Ibër, koha: 17:00, në afërsi të objektit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Mitrovicë e veriut

Ecje e përbashkët drejt vendosjes së gurthemelit të urës për kalim të këmbësorëve mbi lumin Ibër, në orën 17:15

Vendosja e gurthemelit të urës për kalimin e këmbësorëve mbi lumin Ibër, në orën 17:30, përballë kopshtit të fëmijëve “Gëzimi ynë”, Mitrovicë e jugut

Pas vendosjes së gurthemelit të urës për kalimi e këmbësoreve do të ketë prononcim të përbashkët për media./Lajmi.net/