Arrestohet një person në Podujevë, organizonte bixhoz
Një person është arrestuar në Podujevë pasi që i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar bixhoz. Policia bën të ditur se si prova materiale janë sekuestruar para, tiketa basti, pajisje elektrike, një DVR dhe printer. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Njoftimi i plotë: Podujevë / 30.06.2025 – 15:17. Është…

Lajme
Një person është arrestuar në Podujevë pasi që i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar bixhoz.
Policia bën të ditur se si prova materiale janë sekuestruar para, tiketa basti, pajisje elektrike, një DVR dhe printer.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Podujevë / 30.06.2025 – 15:17. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që në lokalin e tij kishte organizuar bixhoz. Si prova materiale janë sekuestruar para, tiketa basti, pajisje elektrike, një DVR dhe printer. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/