Liderët e Ballkanit Perëndimor sot mblidhen në Shkup, Plani i Rritjes në fokus

Në Shkup sot do të mbahet Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor kushtuar Planit për Rritje, i cili do të jetë një mundësi për të vlerësuar progresin e arritur dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm për forcimin e integrimit evropian të rajonit. Në samitin nikoqir i të cilit është kryeministri Hristijan Mickoski,…

Lajme

01/07/2025 08:48

Në Shkup sot do të mbahet Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor kushtuar Planit për Rritje, i cili do të jetë një mundësi për të vlerësuar progresin e arritur dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm për forcimin e integrimit evropian të rajonit.

Në samitin nikoqir i të cilit është kryeministri Hristijan Mickoski, marrin pjesë Komisarja Evropiane për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë së Mirë, Marta Kos, dhe liderë nga Ballkani Perëndimor, si dhe ministra, përfaqësues të lartë nga Bashkimi Evropian, organizata rajonale dhe institucione ndërkombëtare.

Në kuadër të takimit të liderëve do të mbahen dy panele, i pari prej të cilëve do t’i kushtohet Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor dhe në të fjalime do të mbajnë kryeministri Mickoski dhe komisarja evropian për Zgjerimin, më pas do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Paneli i dytë do t’i kushtohet mekanizmave konkretë dhe mbështetjes për zbatimin e Planit për Rritje.