Sot në Zubin Potok vendoset gurthemeli i stacionit të ri policor
Sot me fillim nga ora 09:00 në Zubin Potok, do të mbahet ceremonia solemne e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e stacionit të ri policor. Njoftimi u bë ditën e djeshme nga Policia e Kosovës. Investimi në fjalë është përpjekje për të përmirësuar sigurinë dhe praninë policore në këtë rajon. “Ky stacion policor do të…

Lajme
Sot me fillim nga ora 09:00 në Zubin Potok, do të mbahet ceremonia solemne e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e stacionit të ri policor.
Njoftimi u bë ditën e djeshme nga Policia e Kosovës.
Investimi në fjalë është përpjekje për të përmirësuar sigurinë dhe praninë policore në këtë rajon.
“Ky stacion policor do të forcojë prezencën e Policisë në Zubin Potok dhe do të përmirësojë sigurinë për qytetarët,” thuhet ne njoftim.