Dy kosovarëve iu gjetën afro 23 mijë franga pa i deklaruar në portin e Durrësit, paratë janë sekuestruar nga Policia
Policia e Shtetit ka njoftuar se në portin e Durrësit është kapur një rast i mosdeklarimit të parave. Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë, E. H., 41 vjeç dhe F. M., 37 vjeç. Nga kontrolli i shërbimeve të Policisë Kufitare të portit të Durrësit,…

Lajme
Policia e Shtetit ka njoftuar se në portin e Durrësit është kapur një rast i mosdeklarimit të parave.
Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë, E. H., 41 vjeç dhe F. M., 37 vjeç.
Nga kontrolli i shërbimeve të Policisë Kufitare të portit të Durrësit, i kryer në bazë të analizës së riskut, dy shtetasve iu gjetën të fshehura në trup, në total 22 820 franga zvicerane dhe 555 euro, që tentonin t’i futnin në Shqipëri, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.
Shuma e parave u sekuestrua nga Policia, me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.