Sibel Halimi i reagon Kurtit pas deklarimit për Ramën: Mendësi shpelle
Drejtoresha për Kulturë në komunën e Prishtinës, Sibel Halimi ka qenë mjaft e ashpër në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Halimi zgjodhi që të thotë se Kurti ka mendësi shpelle. Kjo deklaratë e saj erdhi pasi Kurti sot iu drejtua kryetarit të Prishtinës që vie nga radhët e LDK-së, Përparim Rama se duhet…

Lajme
Drejtoresha për Kulturë në komunën e Prishtinës, Sibel Halimi ka qenë mjaft e ashpër në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Halimi zgjodhi që të thotë se Kurti ka mendësi shpelle.
Kjo deklaratë e saj erdhi pasi Kurti sot iu drejtua kryetarit të Prishtinës që vie nga radhët e LDK-së, Përparim Rama se duhet të gjejë një punë në vjeshtë në vënien e gurthemelit të një cerdheje në Prishtinë.
Reagimi i plotë:
Mendësi shpelle, ky është realiteti që vazhdon të mbysë çdo ide, çdo iniciativë dhe çdo përpjekje për ta bërë Kryeqytetin një vend më të jetueshëm dhe më dinjitoz.
Në vend që të mbështesin punën dhe përkushtimin, gjejnë kohë vetëm për cinizëm të paskrupullt dhe bllokada të vazhdueshme.
Është e pabesueshme ku kemi përfunduar: pa Parlament, me institucione të paralizuara dhe me barriera të vendosura me qëllim, vetëm për ta mbajtur vendin peng të një mentaliteti të kalbur.
Në mes të gjithë kësaj, kemi një kryetar që përpiqet të punojë për qytetarët, që mundohet të sjellë projekte dhe zgjidhje konkrete, por që ndeshet çdo ditë me murin e bllokimit politik dhe të ligësisë së organizuar.
Është koha që qytetarët të kuptojnë se përparimi nuk vjen vetë. Përparimi kërkon që secili të marrë përgjegjësi, të mos pranojë më bllokimin si normalitet dhe të mos e lërë më kryeqytetin peng të atyre që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër veçse të shkatërrojnë./Lajmi.net/