Nis seanca dëgjimore ndaj Valon Sylës- i dyshuar për dhunë në familje e lëndim trupor

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj gazetarit Valon Syla. Syla dyshohet për “Dhunë në familje” dhe “Lëndim të lehtë trupor”, raporton “Betimi për Drejtësi“. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi konfirmoi të dielën për “Betimi për Drejtësi” se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka…

Lajme

30/06/2025 10:46

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj gazetarit Valon Syla.

Syla dyshohet për “Dhunë në familje” dhe “Lëndim të lehtë trupor”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi konfirmoi të dielën për “Betimi për Drejtësi” se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që gazetarit Valon Syla t’i caktohet masa e ndalimit të afrimit vendit apo personit të caktuar.

Në seancën që po mbahet para gjykatësit të procedurës paraprake, pritet të vendoset lidhur me kërkesën për masën e sigurisë.

Lidhur me rastin ka reaguar ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), duke e dënuar rastin.

Aktualisht, Valon Syla është drejtor i gazetës “Metro” dhe analist në televizionin T7.