Rreth 50 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, njëri prej tyre me fatalitet

Numër i madh i aksidenteve kanë ndodhur edhe 24 orëshin e fundit në Kosovë, ashtu siç edhe po regjistrohen zakonisht. Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka thënë se kanë ndodhur gjithsej 48 aksidente. Nga këto aksidente, njëri ka përfunduar me fatalitet, 19 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 28 me dëme materiale.…

Lajme

30/06/2025 10:06

Numër i madh i aksidenteve kanë ndodhur edhe 24 orëshin e fundit në Kosovë, ashtu siç edhe po regjistrohen zakonisht.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka thënë se kanë ndodhur gjithsej 48 aksidente.

Nga këto aksidente, njëri ka përfunduar me fatalitet, 19 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 28 me dëme materiale.

Aksidenti me fatalitet ka ndodhur në fshatin Mohovce të Ferizajt ku një vozitës nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident dhe si pasojë ka vdekur.

“Fsh. Mohovce, Ferizaj  29.06.2025 – 03:07. Vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident dhe si pasojë ka vdekur. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. 

Policia e Kosovës gjatë këtyre 24 orëve ka shqiptuar 1706 tiketa trafiku ndërsa ka arrestuar 14 persona. /Lajmi.net/