Ambasada e Kosovës në Gjermani reagon për zhdukjen e 13-vjeçares: Shpërndani thirrjen

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka ftuar qytetarët që të shpërndajnë thirrjen për 13-vjeçaren nga Istogu, Arta Hajzeraj, e cila është raportuar e zhdukur nga 27 qershori në qytetin Zwickau. Në njoftimin e lëshuar në Facebook, ambasada thotë se çdo informacion mund të jetë i vlefshëm. “Arta Hajzeraj, 13 vjeçare, është raportuar e zhdukur! Familjarët…

Lajme

30/06/2025 08:32

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka ftuar qytetarët që të shpërndajnë thirrjen për 13-vjeçaren nga Istogu, Arta Hajzeraj, e cila është raportuar e zhdukur nga 27 qershori në qytetin Zwickau.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook, ambasada thotë se çdo informacion mund të jetë i vlefshëm.

“Arta Hajzeraj, 13 vjeçare, është raportuar e zhdukur! Familjarët dhe autoritetet policore në Zwickaut janë në kërkim të Artës dhe kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e saj apo që e ka parë së fundmi. Nëse keni ndonjë informacion ju lutemi kontaktoni menjëherë familjarët apo policinë”.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani fton të gjithë qytetarët që ta shpërndajnë këtë thirrje, në mënyrë që informacioni të arrijë tek sa më shumë njerëz. Çdo informacion mund të jetë i vlefshëm, ”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Lidhur me zhdukjen e saj, Klankosova.tv raportoi sot duke kontaktuar edhe me familjarët e vajzës të cilët po kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj.

Familja: 015754145810. Policia: 0375 428102.