“Sot është një nga ato momente kur të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë. Të mbrojmë Republikën. Të mbajmë gjallë demokracinë. Të refuzojmë autoritarizmin dhe tiraninë”, ka thënë Çitaku.
Çitaku: Të refuzojmë autoritarizmin dhe tiraninë
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovë, Vlora Çitaku, ka folur për situatën politike në të cilën është vendi me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se të gjithë duhet të bjënë pjesën e tyre, që të mbajnë gjallë demokracinë në vend dhe të refuzojnë siç thotë…

Lajme
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovë, Vlora Çitaku, ka folur për situatën politike në të cilën është vendi me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se të gjithë duhet të bjënë pjesën e tyre, që të mbajnë gjallë demokracinë në vend dhe të refuzojnë siç thotë ajo autoritarizmin.
Ndër tjera, ajo përmendi edhe flamimin e Benjamin Franklin kur u përfundua Konventa Kushtetuese e ShBA-së, i cili kishte thënë:”Republikë, nëse mund ta mbani’”.
“Pas përfundimit të Konventës Kushtetuese në SHBA ( viti 1787) , një qytetar iu afrua Benjamin Franklinit dhe e pyeti: ‘Atëherë, doktor, çfarë na dhatë? Republikë apo monarki?’. Franklini u përgjigj me fjalët që kanë jehuar nëpër shekuj: ‘Republikë, nëse mund ta mbani’”, ka thënë Çitaku.