Arbreshë Krasniqi nga Nisma: Kosova është përtej qëndrimeve individuale, është më shumë se 120 deputetë
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbreshë Krasniqi ka folur për media pas dështimit të seancës së 38-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Krasniqi tha se në takim me Kurtin, Limaj e ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që është bashkëbisedimi në tavolinë. Ajo shtoi se Republika e…

Lajme
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbreshë Krasniqi ka folur për media pas dështimit të seancës së 38-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi tha se në takim me Kurtin, Limaj e ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që është bashkëbisedimi në tavolinë.
Ajo shtoi se Republika e Kosovës është përtej qëndrimeve individuale, dhe është më shumë se 120 deputetë.
“Të gjithë e dimë, se kryetari Limaj tash e 4 muaj ka deklaruar që zgjidhja e kësaj situatë në politikë dhe konstituim i Kuvendit të Kosovës bëhet vetëm në tavolinën e bisedimeve. Pa u ul, pa i diskutu temat, dhe pa i trajtu me sinqeritetin dhe me idenë që për me ia dhënë Republikës së Kosovës më të mirën, nuk bëhet zgjidhja”, tha Kasniqi.
Krasniqi ndër tjerash tha se është e bindur se në VV ka deputetë që janë të shqetësuar me këtë situatë.