PDK e LDK në takime të ndara para seancës konsistuive

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë duke e mbajtur mbledhje partiake para nisjes së tentativës së 30-të të Kuvendit të Kosovës. Informacione të tjera publike nuk ka se cilat janë arsyejet e mbledhjeve të zhvilluara si të brendshme të dy partive opozitare. Ndryshe, sot është edhe “episoda e 38=të”…

Lajme

29/06/2025 10:38

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë duke e mbajtur mbledhje partiake para nisjes së tentativës së 30-të të Kuvendit të Kosovës. Informacione të tjera publike nuk ka se cilat janë arsyejet e mbledhjeve të zhvilluara si të brendshme të dy partive opozitare.

Ndryshe, sot është edhe “episoda e 38=të” e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët do të angazhohen për kryerjen e detyrave të tyre për konsistuimin e Kuvendit.

Përfaqësuesit e partive politike janë mbledhur më 28 qershor dhe kanë diskutuar mbi dy orë, dhe në fund kanë vazhduar ta fajësojnë njëri-tjetrin për situatën aktuale.

Palët janë takuar pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur një aktvendim të enjten që i detyron deputetët të finalizojnë procesin e konstituimit më së largu deri më 26 korrik.

Kuvendi vazhdon të mos jetë plotësisht i konstituuar pasi partitë politike nuk kanë arritur pajtueshmëri për emrin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për pozitën e kryeparlamentarit, si dhe për ndryshimin e mënyrës së votimit nga të hapur në të fshehtë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) – që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit – ka thënë pas takimit të së shtunës se beson që Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë duke e keqlexuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe ka bërë të ditur se i ka ofruar ato që i ka përshkruar si dy kompromise.

“Kompromisi i parë ishte ai që e ka thënë edhe kandidatja jonë e propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila tha se në rast të votimit të fshehtë nuk i merr së paku 61 vota, tërhiqet nga kandidatura. Ajo këtë e ka bërë njëanshëm, por unë e respektoj vendimin e saj. Ajo nuk dëshiron të votohet për dy herë me votim të fshehtë”.

“Kompromisi i dytë ishte që ta bëjmë një marrëveshje politike lidhur me nenin 67 të Kushtetutës, e që është marrëveshje në paketë për kryetarin dhe nënkryetarët, dhe pastaj nëse nuk e duan kurrqysh votimin e fshehtë, le t’i delegojnë përfaqësuesit e tyre në këtë komision për votim të fshehtë, të cilin mund ta rrëzojmë me votë, sepse procesi ka mbetur në gjysmë. Ne aty e kemi deleguar Hekuran Muratin, le t’i delegojnë edhe tjerët, edhe pastaj e rrëzojmë, që më pas kryetarja dhe nënkryetarët të votohen në paketë”.