Rihanna shkëlqen me stil në Paris, mes pritjes së fëmijës së tretë
Rihanna u shfaq me një paraqitje elegante dhe plot stil në sfilatën e ‘Dior’ gjatë Javës së Modës në Paris, ndërsa është në pritje të fëmijës së saj të tretë me partnerin ASAP Rocky. Krijuesja e hitit “Umbrella”, 37 vjeçe, mahniti me një këmishë të bardhë të hapur dhe një jelek jeshil limoni që vinte…

ShowBiz
Rihanna u shfaq me një paraqitje elegante dhe plot stil në sfilatën e ‘Dior’ gjatë Javës së Modës në Paris, ndërsa është në pritje të fëmijës së saj të tretë me partnerin ASAP Rocky.
Krijuesja e hitit “Umbrella”, 37 vjeçe, mahniti me një këmishë të bardhë të hapur dhe një jelek jeshil limoni që vinte në pah barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë.
Pjesë e veshjes ishin edhe një pallto me motive kafe e blu, pantallona gri dhe aksesorë tërheqës, përfshirë një gjerdan luksoz Marlo Laz me vlerë 70 mijë dollar (65,500 euro), shkruan DailyMail.
ASAP Rocky shoqëroi partneren me një veshje të thjeshtë por me detaje ngjyrash nga ‘Dior’, teksa çifti u përshtatën në mënyrë perfekte me temën e sfilatës për sezonin pranverë/verë 2026.Paraqitja e tyre publike vjen në një kohë të ndjeshme për Rihannën, e cila po përjeton dhimbjen e humbjes së babait të saj, Ronald Fenty, i cili ndërroi jetë më 30 maj në moshën 70-vjeçare.Shkaqet e vdekjes përfshijnë dështim akut të frymëmarrjes dhe kancer pankreatik, ndër të tjera.
Një burim pranë këngëtares tregoi për mediet se, pavarësisht marrëdhënieve të ndërlikuara me të atin, ajo e kishte falur atë dhe para vdekjes së tij ata kishin rikthyer lidhjen familjare.“Vdekja e tij e ka goditur thellë, sidomos tani që është vetë nënë dhe po përballet me sfida personale dhe familjare”, u shpreh burimi.
Ndërsa vazhdon të përjetojë një periudhë emocionale të ndërlikuar, Rihanna nuk ndalet së shfaquri fuqinë dhe elegancën që e karakterizojnë – qoftë në skenën e modës apo përballë sfidave të jetës.