Vdes në QKUK njëri nga të lënduarit në aksidentin që ndodhi në Sllovi të Lipjanit

Si pasojë e një aksidenti në Sllovi të Lipjanit, ditë më parë, ka ndërruar jetë njëri nga dy personat që ishin duke u trajtuar në QKUK. Në këtë aksident, ku të përfshira kishin qenë dy vetura. ”Fsh. Sllovi, Lipjan 26.06.2025 – 18:50. Më 28.06.2025 në QKUK ka ndërruar jetë një mashkull kosovar, i cili ishte…

Lajme

29/06/2025 08:55

Si pasojë e një aksidenti në Sllovi të Lipjanit, ditë më parë, ka ndërruar jetë njëri nga dy personat që ishin duke u trajtuar në QKUK.

Në këtë aksident, ku të përfshira kishin qenë dy vetura.

”Fsh. Sllovi, Lipjan 26.06.2025 – 18:50. Më 28.06.2025 në QKUK ka ndërruar jetë një mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar pasi ishte lënduar gjatë një aksidenti trafiku që kishte ndodhur më 26.06.2025. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.” thuhet në raportin 24-orësh të policisë.