Bllokohet rruga Radavc-Kullë, shkak mbajtja e garave automobilistike
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se të dielën do të bllokohet aksi rrugor Radavc-Kullë për shkak të mbajtjes së garave automobilistike më karakter ndërkombëtarë. Sipas kësaj qendre, ky bllokim do të ketë efektin e saj edhe në qarkullimin e trafikut kufitar në pikëkalimin në Kullë. “Për shkak të mbajtjes së garave automobilistike me…

Lajme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se të dielën do të bllokohet aksi rrugor Radavc-Kullë për shkak të mbajtjes së garave automobilistike më karakter ndërkombëtarë.
Sipas kësaj qendre, ky bllokim do të ketë efektin e saj edhe në qarkullimin e trafikut kufitar në pikëkalimin në Kullë.
“Për shkak të mbajtjes së garave automobilistike me karakter ndërkombëtar aksi rrugor Radavc-Kullë do të ketë bllokim gjatë mbajtjes së garave, më datë 29.06.2025, që do të ketë efektin e saj edhe në qarkullimit e trafikut kufitar në PKK Kullë”, thuhet ndër tjera.