Vetaksident në Ferizaj, vdes një 28-vjeçar
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të së dielës në Ferizaj, ku një person humbi jetën. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Sipas Veselit, viktima është i moshës 28-vjeçare. “Ferizaj, 29.06.2025, rreth orës 03:00, në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, në fshatin…

Lajme
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të së dielës në Ferizaj, ku një person humbi jetën.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Sipas Veselit, viktima është i moshës 28-vjeçare.
“Ferizaj, 29.06.2025, rreth orës 03:00, në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, në fshatin Muhovc të Ferizajt, është raportuar për një aksident me pasoja fatale. Në aksident është përfshirë një veturë e tipit Fiat me targa vendore, që drejtohej nga një person , mashkull, 28 vjeç”, ka thënë Veseli.
Ndryshe sipas hetimeve fillestare, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast vetura ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut rajonal të Ferizajt, autoambulanca dhe zjarrfikësit.
Ndërkaq ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të automjetit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.