Ndalohet për 48 orë gazetari Valon Syla, dyshohet për dhunë në familje
Sot, është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë gazetari Valon Syla. Lajmin për këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Prokuroria Themelore në Prishtinë. Sipas Prokurorisë, Syla është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Dunë në familje“ dhe “lëndim i lehtë trupor“. “Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori kujdestar ka ndaluar për dyzetë…

Lajme
Sot, është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë gazetari Valon Syla.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Sipas Prokurorisë, Syla është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Dunë në familje“ dhe “lëndim i lehtë trupor“.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori kujdestar ka ndaluar për dyzetë e tetë (48) orë të dyshuarin V.S., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe Lëndim i lehtë trupor” Për më shumë informacione ju njoftojmë me kohë“, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. /Lajmi.net/