Kur ajri kushton
Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë kufijtë e lejuar të ndotjes për gazrat vdekjeprurës, si dyoksidi i squfurit dhe oksidet e azotit. Pavarësisht obligimeve ndërkombëtare dhe paralajmërimeve nga raportet mjedisore, Kosova mbetet ndër vendet më të ndotura në Ballkan. Pasojat ndihen më së shumti te fëmijët dhe të moshuarit – me rritje të rasteve të…

Lajme
Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë kufijtë e lejuar të ndotjes për gazrat vdekjeprurës, si dyoksidi i squfurit dhe oksidet e azotit.
Pavarësisht obligimeve ndërkombëtare dhe paralajmërimeve nga raportet mjedisore, Kosova mbetet ndër vendet më të ndotura në Ballkan.
Pasojat ndihen më së shumti te fëmijët dhe të moshuarit – me rritje të rasteve të sëmundjeve respiratore, kancerit dhe vdekjeve të parakohshme, shkruan Evropa e Lirë.
Të dhënat mjekësore në këtë komunë tregojnë se rastet me sëmundje kronike të mushkërive dhe rastet me kancer përbëjnë numrin më të madh të pacientëve.
Haki Jashari, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq theksoi kjo komunë prin sa u përket rasteve me kancer në Kosovë, diku 25 deri në 30 për qind më shumë, ndërsa me sëmundje respiratore afër 30 për qind më shumë, duke marrë parasysh numrin e banorëve.
Ragip Sallova, banor i Obiliqit thotë se kanë shqetësime të shumta, me frymëmarrjen, me infektim të lëkurës nga substancat që lirohen nga tymi.
Ai po ashtu thotë se kanë shqetësime me lukthin, me memorien, etj.
“Ta shohësh një tym duke dalë, i zi krejt, pa kurrfarë filterizimi është katastrofë”, tha ai.
Ndërkaq, nga Ministria e Mjedisit kanë thënë se në tri vitet e fundit kanë gjobitur Korporatën Energjetike të [Kosovës me 60 mijë euro, ndërsa kompania nuk ka dhënë përgjigje për shkeljet e vazhduara. /REL/