Policia e Kosovës arreston një serb në festën e Vidovdanit, kishte të veshur bluzën me fotografinë e Arsenijeviçit
Serbët po shënojnë sot festën e Vidovdanit, e cila po kremtohet në Gazimestan në periferi të Prishtinës. Policia e Kosovës thotë se ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës së sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë manifestimeve për ‘Vidovdan”. Policia gjatë kontrolleve te hyrja, ka hasur te një shtetas serb me fotografi të…

Lajme
Serbët po shënojnë sot festën e Vidovdanit, e cila po kremtohet në Gazimestan në periferi të Prishtinës.
Policia e Kosovës thotë se ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës së sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë manifestimeve për ‘Vidovdan”.
Policia gjatë kontrolleve te hyrja, ka hasur te një shtetas serb me fotografi të shkrimtarit serb, Vladimir Arsenijeviçit që e mbante në bluzë.
Për këtë forcat e rendit e kanë arrestuar personin në fjalë dhe e kanë shoqëruar për te vetura zyrtare për intervistimi.
Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky grumbullim i serbeve në Gazimestan./Lajmi.net/