Mosmarrëveshje në trafik, një burrë rrah një të mitur

Një burrë është arrestuar në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht një të mitur. Rasti raportohet të ketë ndodhur mbrëmë, pas një mosmarrëveshje në trafik. Policia ka bërë të ditur se viktimës i është ofruar trajtimi mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,…

Lajme

28/06/2025 09:01

Një burrë është arrestuar në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht një të mitur.

Rasti raportohet të ketë ndodhur mbrëmë, pas një mosmarrëveshje në trafik.

Policia ka bërë të ditur se viktimës i është ofruar trajtimi mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje në trafik ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-i mitur, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.