Haradinaj: Kërkuam konsultë me Deharin për ta kthyer votimin e Hapur, ftesa e Kurtit është dashur të jetë për sot

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë kërkuar një konsultë me kryesuesin e seancës, Avni Dehari, për të kaluar në votim të hapur. “Kemi rënë dakord me nënkryetaren Kadrijaj që të kërkojmë një konsultë me kryesuesin e Kuvendit siç e dini kryetari i Vetëvendosjes ka kërkuar një konsultë për nesër, por ne nuk…

Lajme

27/06/2025 11:20

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë kërkuar një konsultë me kryesuesin e seancës, Avni Dehari, për të kaluar në votim të hapur.

“Kemi rënë dakord me nënkryetaren Kadrijaj që të kërkojmë një konsultë me kryesuesin e Kuvendit siç e dini kryetari i Vetëvendosjes ka kërkuar një konsultë për nesër, por ne nuk guxojmë me u sjellë me të vjetrën në këtë seancë sepse do ta vazhdonim praktikën thuajse se s’ka ndodhur kurrgjë e ne do t’i kërkojmë një konsultë Deharit në mënyrë që ta diskutojmë mundësinë e kthimit të votës së hapur dhe njëkohësisht dakordimit për kandidat”.

Ndërkaq, për ftesën e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për nesër, Haradinaj tha se është dashur të jetë për sot.

“Para se të fillojë ai skenar i ditur duhet të ndodhë konsulta përpara për të mos hyrë në ciklin e gabuar. Është ide e mirë ftesa për nesër për ne duhet ta gjejmë një zgjidhje tani. Ftesa e Kurtit është dashur të jetë për sot”.

“Ftesa e Kurtit, nëse e ka pasë seriozisht është dashur me qenë për sot, në ora 09:00 ose në ora 10:00 para seancës. S’ka logjikë me leju edhe një seancë pas vendimit të Gjykatës. Çdo interes që e ka ose Kurti ose kushdo është mirë që të autorizohen njerëzit, autorizohet Dehari ose shefi i GP të Vetëvendosjes për sot që menjëherë me fillimin e seancës respektohet afati kushtetues prej 48 orësh”.

“Nëse dakordohemi për kandidaturën, ne sot votojmë. Gjashtë vota të Aleancës e kryejmë”.